Pas 12 vitesh, Bebe Rexha u kthye në vendlindjen e babait të saj, Dibër, Maqedoni, në një vizitë që për të ishte emocionuese dhe domethënëse. Bebe ndau emocionet e saj në një status prekës në rrjetet sociale, ku theksoi rëndësinë e familjes dhe lidhjeve të ngushta me të familjarët.
Vizita e saj në varrin e gjyshit të ndjerë kishte një vlerë të veçantë për këngëtaren, e cila nuk kishte mundur të merrte pjesë në funeralin e tij. “Rilidhja me rrënjët dhe familjen time ishte thellësisht emocionuese. Vizita e varrit të gjyshit tim ishte veçanërisht domethënëse, pasi nuk mund të merrja pjesë në funeralin e tij në kohë gjatë turneut,” shkroi Bebe Rexha.
Këngëtarja shtoi se kjo vizitë i kujtoi rëndësinë e lidhjeve të forta familjare. “Familja do të thotë gjithçka për mua dhe kjo vizitë më kujtoi rëndësinë e lidhjeve tona,” përfundoi ajo në postimin e saj.
