Në ambientet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut është zhvilluar një takim ndërmjet të rinjve të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe deputetëve të Grupit Parlamentar të BDI-së, i udhëhequr nga koordinatorja Rina Ajdari.
Takimi u fokusua në forcimin e komunikimit dhe bashkëpunimit mes rinisë dhe përfaqësuesve institucionalë. Në diskutime u trajtuan çështje që lidhen drejtpërdrejt me të rinjtë, duke përfshirë përfshirjen e tyre në proceset vendimmarrëse dhe sfidat me të cilat përballen.
Nga BDI vlerësuan se ky bashkëbisedim përbën një hap të rëndësishëm drejt rritjes së rolit të rinisë në politikë dhe në jetën publike. Sipas tyre, të rinjtë po dëshmojnë gjithnjë e më shumë organizim, vetëdije dhe gatishmëri për të kontribuar në zhvillimet shoqërore.
Në përfundim u theksua nevoja për vazhdimin e bashkëpunimit, me synimin për një të ardhme më të drejtë, më përfaqësuese dhe me orientim europian.
