Studentët do të dalin sot në protestë para Ministrisë së Arsimit, si shenjë revolte për shkak të mospagesës në kohë të obligimeve ndaj tyre. Parlamenti Studentor Universitri Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup, së bashku me parlamentat studentore të fakulteteve të USHCM-së dhe me mbështetje të Universiteteve Parlamentare Universitare të Universitetit Shën Klimenti i Ohrit, Universiteti Goce Dellçev, Nënë Tereze, FON dhe American College u bënë thirrje dje të gjithë studentëve të mblidhen sot, në orën 14, para ndërtesës së MASH-it, transmeton Portalb.mk.
Siç theksuan nga parlamenti studentor i USHCM-së, protesta organizohet që të theksohet nevoja e efikasitet më të madh të institucioneve, që të shprehet revolta e studentëve për mospagesën në kohë të bursave studentore, pagedat e vonuara të vauçerëve për transport dhe vonesa me pagesat pas lidhjes së marrëveshjeve për pagesë retroaktive të bursave. Studentët në protestë do t’i shprehin edhe problemet me racionin e subvencionuar studentor dhe mosrespektimin e afateve të dhëna dhe koordinimin mes sektorëve në institucion.
“Si studentë, është koha që ta ngrisim zërin tonë dhe të unifikuar të dalim kundër padrejtësive ndaj nesh dhe kundër punës joefikase të Ministrisë së Arsimit! Për këtë, Parlamenti universitar studentor ju bën thirrje që të ndiqni protestën dhe të na përkrahni me atë që do ta respektoni dhe ndjekni dukshmërinë tonë në rrugë dhe ekrane”, qëndron në thirrjen e parlamentit studentor.
Ndërkohë, ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, para pak orësh njoftoi se në llogaritë e studentëve tash.ë kanë arritur mjetet e bursave.
“Derisa po lexoni këtë shkrim në llogaritë tuaja i keni mjetet e bursave të gjithë ju që keni plotësuar kushtet për vazhdim të bursës nga viti i kaluar si dhe pagesën retroaktive me marrëveshje. Sinqerisht dua të shpreh falenderimet e mia ndaj të gjithë sektoreve nëpër të cilat kalon procesi i bursave deri sa arrin tek ju. Ju ftoj që koncentrimin dhe energjinë tuaj ta shfrytëzoni për suksese më të larta në provimet të cilat i keni këtë javë, apeloj të mos bini pre e dezinformatave dhe thirrjeve qëllimkëqija”, shkruan Shaqiri.
Përveç kësaj, studentët protestojnë edhe për vauçerët e transportit. Edhe pse u ishte premtuar se, mbështetja financiare për transportin ndërurban për studentët për muajin janar do të paguhet më së voni deri më 02 shkurt të këtij viti, studentët ende nuk kanë marrë mjetet e premtuara.
Studentët këtë përkrahje prej 1200 denarë e marrin nga dhjetori dhe duhet t’u paguhet në baza mujore deri në qershor. Po ashtu, studentët nuk kanë marrë asnjë këst të bursave për vitin aktual shkollor, edhe studentët që janë përfitues ekzistues ose të rinj të bursave studentore janë planifikuar të marrin bursë gjatë nëntë muajve, pra nga tetori deri në qershor. Bursat, janë 6.050 denarë, me përjashtim të bursave për programet studimore në kimi, fizikë dhe matematikë, si dhe ato për shkencat bujqësore, veterinare dhe pyjore, të cilat janë 18.000 denarë në muaj.
