Në Maqedoninë e Veriut sonte do të ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës, vendim i cili është marrë nga Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit në seancën e sotme, transmeton egazeta.mk.
Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 do të rriten për 1,00 den/litër, ndërsa EURODIESEL (D-E V) do të rriten për 2,00 den/litër.
Nga data 01.08.2023 çmimet e derivateve të naftës do të jenë:
EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 85,50 (den/litër)
EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 87,50 (den/litër)
EURODIESEL BS (D-E V) do të shitet për 76,50 (denarë/litër)
