Janë bërë disa muaj që nga kur ka filluar rikonstruktimi i tunelit në rrugën Shkup-Bllacë. Ky rikonstruktim po shkakton kolona të gjata të makinave të cilat kalojnë nëpërmjet këtij tuneli. Ekipi i TV21 ishte për të vizituar tunelin nga afër si dhe për të vëzhguar qarkullimin e trafikut në atë tunel.
“Ndodhem në tunelin e rrugës Shkup-Bllacë. Tunel ky që këtu e disa javë më herët është në rikonstruksion. Kemi ardhur këtu për të vëzhguar nga afër se deri ku janë punimet edhe për të parë se sa ky tunel ose kjo sinjalistikë këtu, vështirëson trafikun ose bën që trafiku të jetë më i dendur. Gjithashtu për të pyetur qytetarët nëqoftëse i bezdis kjo pengesë këtu ose jo.
Ekipi i TV21 kaloi në këmbë tunelin në pjesën ku rikonstruktohet, por nuk u pa askush duke punuar në aty.
Qytetarët shprehen të revoltuar me pritjet që duhet bërë në semaforët që janë vendosur në të dyja anët e tunelit, për të balansuar trafikun e mjeteve që kalojnë aty.
“Vallahi deri në katër kilometra nganjëherë bëhet kolona. Vetëmse na është shpifur edhe rruga.”
“Normal, normal e pengon komunikacionin sepse ka ndodhur deri një orë kam pritur në këtë pjesë”
“Shumë na bezdis. I ka pesë muaj ditë që kanë filluar këtë punë ngadalë, ngadalë edhe nuk po e kryejnë punën. Kanë ndodhur aksidente, ka ndodhur është mbytur njeriu, po rrehen, po hyjnë në të kuqe. Shumë pengesa të mëdhaja
Gjithashtu ka shoferë të cilët nuk respektojnë sinjalistikën e vendosur në këtë tunel.
“Tani po presim qytetarët tjerë nga kjo anë të cilët do kalojnë në të kuqe semaforin. Atëherë sapo kemi qytetarë të tjerë. A nuk e shikoni semaforin në të kuqe? Më falni. Semafori është i kuq më falni. Mbitëgjitha kemi edhe autobusin e linjës Prishtinë – Shkup i cili kalon semaforin në të kuqe. edhe autobusin e linjës kalon semaforin në të kuqe.”
-“Pse nuk respektoni rregullat e sinjalistikës?”
“Na falni.”
Ja se si e komentojnë vetë qytetarët këtë situatë për ata të cilët kalojnë në të kuqe.
“Ato janë komplet pa kulturë duhet të gjobiten.”
“Duhet të gjobiten ata. Ai semafor duhet të respektohet.”
“Është problemi që nuk i respektojnë sinjalizimet, përndryshe kur qëndron policia rruga shkon shumë më mirë”
Mbi këtë situatë sot ka pasur rreagim edhe nga zv-Kryeministri i parë Artan Grubi, nëpërmjet rrjetit të tij social Facebook. I cili thot se rikonstruktimi do të kryhet në tetor të këtij viti. Sipas tij nga dita e martë do të nërpriten punimet për të lejuar funksionim të plotë të tunelit në të dyja korsitë gjatë muajit gusht.