Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Gjorgija Sajkoski, ishte i ftuar sonte në emisionin “Click Plus” në TV21. Duke folur për situatën politike aktuale dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ai tha se ata si parti nuk kanë komunikim me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.
“Parimi i fituesit me fituesin është shkelur nga BDI, kur nuk u bë koalicioni më 2016, kur VMRO-ja ishte fituese, ata nuk e respektuan atë parim dhe u imponuan. Shpresoj se do ta zgjedhim ne koalicionin e ardhshëm”, tha Sajkoski.
