Saraj, 18 gusht – Aleanca Kombëtare për Integrim, në një atmosferë festive dhe me pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve, bëri sonte prezantimin e Shefit të Shtabit Komunal në Saraj, Senehat Murtezani, nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim.
Deputeti i zonës, Blerim Bexheti, në postimin e tij në rrjetet sociale, theksoi se Murtezani me vizionin, përkushtimin dhe vendosmërinë e tij do të udhëheqë fushatën drejt një fitoreje historike për BDI-në në komunën e Sarajit.
Krahas tij u prezantua edhe kandidati për kryetar komune, Blerant Ramadani, i cilësuar si simbol i besimit, energjisë rinore dhe zhvillimit të sigurt për Sarajin.
“Saraji meriton më shumë! Me unitet, me vendosmëri dhe me dashuri për vendin, fitorja është e pashmangshme dhe do të jetë e thellë”, u shpreh Bexheti në reagimin e tij.
