Këshilli Gjyqësor pas diskutimit që pati, vendosi që seanca e komisionit në të cilën do të diskutohet përgjegjësia për kryetaren e Supremes, Besa Ademi të jetë e hapur për publikun. Procedura karakterin e tillë do ta ketë deri në fund, pra deri atëherë kur Këshilli Gjyqësor mbi bazën e raportit të komisionit do të vendosë nëse do të ketë ose jo masa ndaj Ademit. Më 29 dhjetor ora 9 para komisionit të përbërë prej tre gjykatësve, Ademi do të përballet me iniciativën për “mungesë të kulturës profesionale dhe juridike” të iniciuar në muajin tetor. Mbledhja është thirrur në ditën e fundit të punës për këtë vit me qëllim që diskutimi për shkarkimin e mundshëm të Ademit të mos e ketë vëmendjen e opinionit, faktorit ndërkombëtar dhe qytetarëve. Megjithëse interesi i mediave, përfaqësuesve diplomatikë të shteteve që kanë mbështetur reformat në gjyqësor dhe komunitetit të gjykatësve është me sy ka Këshilli Gjyqësor.