Gostivar, 23 mars- Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka vazhduar takimet intensive në gjithë vendin dhe së fundmi ai sonte ishte mysafir në konakun e Amir Osmanit në Gostivarë, shkruan Top24

Në Gostivar, në odë burrash te Amir Osmani.

Aleanca për Shqiptarët është shtëpi e të gjithë shqiptarëve, andaj me secilin prej tyre flasim hapur e kuvendojmë për të mirat e punët e shtëpisë tonë.

Na gëzon konfirmimi dhe mbështetja që marrim nga çdo konak për politikat tona, për punën tonë të pastër e rrugën tonë të drejtë.

Si në çdo vendbanim, fshat e qytet edhe në Gostivar, Aleanca për Shqiptarët është vetë kauza e çdo anëtari dhe çdo shqiptari.