Ziadin Sela në intervistë për “Kallxo” ka komentuar edhe mbështetjen e kryeministrit kosovar, Albin Kurti për opozitën shqiptare në garën për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Sela thotë se kur është takuar me Kurtin, i njëjti i ka thënë se Vetëvendosja nuk merr pjesë në zgjedhje në Maqedoni të Veriut.
“E njejtë ishte edhe deklarata e tij kur ishte në Shkup në Samit, në të cilën është deklaruar. Pozicionin e Bekim Qokut ku tha se ka dëshirë të dalë si deputet unë s’mund t’i them jo. Unë nuk mendoj se ai merr pjesë në zgjedhje por edhe nëse merr unë i kam dalë borxhit Albin Kurtit, sa herë ka qenë e nevojshme. Kam qenë prezent në fushatat e tij, në zgjedhje parlamentare në Kosovë, dhe nuk du të besoj që Albin Kurti duhet të ketë gisht te kjo që po i ndodh Aleancës për Shqiptarët” – tha Sela.
Ai shtoi se ka shumë aktorë politikë që sipas tij mundohen të shfrytëzojnë edhe Vetëvendosjen edhe imazhin e saj.
“Kam parë kryetarë partish që më shumë flasin për Vetëvendosjen se sa flasin për emrin e partisë së vet” – tha Sela.
