Ziadin Sela tani i zgjedhur si kryetar i ASh-së në Kuvendin e jashtëzakonshëm të mbajtur sot tha se kuvendi me votë unanime nga të gjithë të pranishmit votoj që të shkarkohet Arben Taravari.
I pyetur nga gazetarët se kush është tani kryetar i partisë, ai apo Taravari apo kush kë ka shkarkuar, Sela tha se ai është kryetar moral dhe legjitim, ndërsa për pjesën legale, do ta vendosin organet gjyqësore.
“Ju sigurojë se do ta udhëheq partinë ashtu sikurse e kam udhëheq, me dinjitet me transparencë, çdoherë i gatshëm që të bisedojmë dhe bashkëbisedoj me anëtarësinë dhe t’i përballojmë argumentet para njëri tjetrit”, tha Sela./tvklan.mk
