Analisti politik Sefer Selimi ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me kandidaturën e pavarur të biznesmenint Mendi Qyra për kryetar të Strugës. Sipas Selimit do të ishte e ndershme që menjëherë pas shpalles së kandidaturës për kryetar të Strugës Mendu Qyra të jep dorëheqje nga posti i kryetarit të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri Perëndimore.

Selimi shkruan se në rast të mosdorëheqjes Mendi Qyra do të dëmtojë komunitetin e biznesit duke rrezikuar dhe përçarjen si dhe do të përdhosë rrolin e kësaj organizate.

Postimi i plotë i Sefer Selimit

Do të ishte e ndershme dhe institucionale që në momentin e shpalljes së kandidaturës për kryetar komune, z. Mendi Qyra të dorëhiqej nga posti i kryetarit të OEMVP-së (Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore).

Mbajtja e njëkohshme e funksionit në një organizatë që përfaqëson interesat e bizneseve shqiptare në RMV dhe angazhimi politik në një garë zgjedhore e dëmton kredibilitetin e institucionit dhe e shndërron atë në platformë partiake.

Keqpërdorimi i pozitës në OEMVP për qëllime politike jo vetëm që e komprometon pavarësinë e Odës, por rrezikon të përçajë komunitetin e biznesit dhe të përdhos rolin që kjo organizatë ka ndërtuar ndër vite si zë i ekonomisë shqiptare.

Nëse kërkojmë standarde të reja në politikë, ato duhet të fillojnë me sjellje të ndershme në raport me institucionet ku veprojmë.