Në Serbi situatë e jashtëzakonshme është shpallur në mbi 40 komuna për shkak të motit të lig.

Reshjet e rrëmbyeshme të shiut kanë shkaktuar probleme të mëdha. Zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit janë në terren në gjithë vendin, kurse janë evakuar rreth 100 njerëz nga rajonet e goditura nga përmbytjet.

Në rajonin e Kralevës është dëmtuar një urë, kurse dëme të mëdha materiale janë shkaktuar në rajonin e Çaçakut.

Auoritetet serbe thanë se për shkak të dëmtimeve në Novi Pazar ushtria do të ndërtojë një urë pontonike.

Nivelet e lumejve në zonat e Serbisë qendrore, sic percjell KlanMr, janë rritur maksimalisht kurse situatë më kritike paraqitet në rajonin e Jagodinës, kurse përmbytjet lëvizin drejt Kurshumlisë dhe Prokuples.

Metereologët presin reshje më intensive në pjesët qendrore dhe juglindore të Serbisë, kurse bëhet thirrje për kujdes nëpër rrugët e rajoneve të goditura.