Mos e trajtoni popullin si dele e as si argat, sepse do ta nxë haku i popullit të pafajshëm, kushdo që do të jetë. Kështu ka shkruar në profilin e tij në Facebook, hoxhë Bedri Lika, ndërsa i ka disa komentuesve që po përpiqen të identifikojnë hoxhën me parti politike, vetëm pse dy ditë më parë – Lika shkroi se “shqiptarët vendosin për vetveten dhe jo kryeministri Mickoski”.
“Nëse i përcjellë partitë politike në çdo paraqitje, qofshin ato në qeveri dhe opozitë, u mytën t’u thanë: Populli do të vendos për fatin e vet. E çka thash unë më shumë se kjo, se populli, do të vendos për vetveten, e jo kryeministri? Ama unë ose një qytetar, nuk banë me thanë, sepse bahet kiameti! Mos bre, mos e trajtoni popullin si dele e as si argat, sepse do ta nxë haku i popullit të pafajshëm, kushdo që do të jetë”, shkruan hoxhë Bedri Lika, i cili e kishte dënuar, siç shkroi ai, “etorikën e egër të kryeministrit, i cili po merr guximin të përcaktoj fatin e shqiptarëve”.
“Nuk i bëj marketing asnjë partie politike, sepse misioni im, si hoxhë është mbi partiak dhe së dyti popullin tim, pa dallim ngjyrën partiake, e konsideroj si një familje. Arsyeja, pse po reagoj është retorika e egër e kryeministrit, i cili po merr guximin të përcaktoj fatin e shqiptarëve. Ka kaluar koha e komunizmit. Populli shqiptar janë të zotit e vendit dhe ata përcaktojnë për vetveten”.
