Sh.K.A “Duflla” Raçe, edhe sivjet ashtu si vitet e tjera ka realizuar me sukses edicionin e saj të VIII të festivalit të Folklorit Burimorë. Festival ky i cili është garues ku grupe pjesmarrëse ka pasur edhe nga vendet fqinje si nga Kosova dhe Shqipëria.
Festivali ka filluar që nga data 08, 09 dhe 10 Shtator 2023, në f.Rashçe të komunës së Sarajit, si karakteristikë e këtij festivali është se mysafirët të cilët janë grupe pjesmarrëse kanë mundësinë ta përjetojnë edhe nga afër jetesën e f.Rashçe ku anëtarët e Kryesisë apo banorët e fshatit hapin dyert e tyre që të mirëpresin grupet të cilat vijnë nga vendet e huaja.
