Gjykata dëgjoi se Kurtaj kishte qenë i dhunshëm gjatë qëndrimit në paraburgim me dhjetëra raportime për plagosje apo dëmtime materiale.
Mjekët e konsideruan Kurtaj të papërshtatshëm për t’u gjykuar për shkak të autizmit të tij akut, kështu që jurisë iu kërkua të përcaktonte nëse ai i kreu apo jo aktet e supozuara – jo nëse e bëri këtë me qëllim kriminal.
Një vlerësim i shëndetit mendor i përdorur si pjesë e seancës dëgjimore tha se ai “vazhdoi të shprehte synimin për t’iu kthyer krimit kibernetik sa më shpejt të jetë e mundur. Ai është shumë i motivuar”.
Jurisë iu tha se ndërsa ai ishte me kusht për hakerimin e Nvidia dhe BT/EE dhe në mbrojtje të policisë në një hotel Travelodge, ai vazhdoi hakerimin dhe kreu hakimin e tij më famëkeq.
Pavarësisht se i konfiskuan laptopin, Kurtaj arriti të shkelte Rockstar, kompaninë pas GTA, duke përdorur një Amazon Firestick, televizorin e tij të hotelit dhe një telefon celular.
Kurtaj vodhi 90 klipe të Grand Theft Auto 6 të pa publikuar dhe shumë të pritur.
Ai depërtoi në sistemin e brendshëm të mesazheve Slack të kompanisë për të deklaruar “nëse Rockstar nuk më kontakton në Telegram brenda 24 orëve, do të filloj të publikoj kodin burim”.
Më pas ai postoi klipet dhe kodin burimor në një forum me emrin e përdoruesit TeaPotUberHacker.
Ai u arrestua përsëri dhe u ndalua deri në gjykimin e tij.
