Sot, më 20 nëntor, shënohet përvjetori i 33-të i rënies së dëshmorit Halil Latifi. Me këtë rast, Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Saraj publikoi një mesazh përkujtimor dhe fotografi nga homazhet te busti i tij, ku u vendosën lule.
Në mesazhin e publikuar në Facebook, BDI Saraj vlerësoi guximin, përkushtimin dhe sakrificën e Latifit, duke theksuar vendin e tij në historinë e përpjekjeve të popullit shqiptar për liri dhe dinjitet.
“Kujtimi i tij na obligon të ruajmë vlerat për të cilat u flijuan dëshmorët tanë dhe t’ua përcjellim ato brezave të rinj”, thuhet në mesazhin e Degës së BDI-së në Saraj.
