Në disa lokacione në Kisella Vodë të Shkupit sot janë shfaqur postera propagandistike kundër një biznesi të famshëm “Kiper”. Mesazhi i shkruar në postera është “Mos blej nga terroristët”, ku shihet logoja e tregut dhe emblema e ish-UÇK-së. Në fletëpalosje është publikuar edhe fytyra e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe një personi tjetër.
Në periudhën paraprake në rrjetet sociale kanë qarkulluar thirrje të shumta për bojkot të tregjeve zinxhirore “Kiper”, pronarët e të cilëve janë shtetas të kombësisë etnike shqiptare.

