Plotikologu Valon Bela ka komentuar vendimin e gjykatës kushtetuese si vendim fashist i cili tenton të largoj shqiptarët nga çdo institucion ku ata janë taksapagues ndërsa sipas tij është e habitshme pozicioni komod i përfaqësuesve të VLEN-it pasi që ky vendim fashist i kësaj Gjykate Kushtetuese ndikon në mënyrë të drejtëpërdretjë tek ata sepse tanimë VLEN s’do mund të punëson asnjë shqiptar, shkruan Top24
Postimi i plotë i Valon Belës:
Ky është edhe një argument se fashizmi nuk ka ndaluar tek maqedonasit në politikë (Ekzekutiv dhe Parlament), në Gjyqësor e Prokurori, në Administratë dhe në secilin institucion ku shqiptarët paraqiten si taksapagues.
Është për t’u habitur pozicioni komod i përfaqësuesve të VLEN-it pasi që ky vendim fashist i kësaj Gjykate Kushtetuese ndikon në mënyrë të drejtëpërdretjë tek ata sepse tanimë VLEN s’do mund të punëson asnjë shqiptar.
Pas këtij vendimi që shpërfaq qartazi mendësinë antishqiptare të urrejtjes skicofrenike pres që edhe VLEN të distancohet nga bashkëpunimi i mëtejmë me çdo forcë politike maqedonase deri sa të kuptojnë peshën reale të shqiptarëve në këtë shtet. Pyetja që duhet t’i bëhet VLEN-it është se a do të ndërpret bashkëpunimin me VMRO-në pasi që ata realizuan (përmes kësaj Gjykate) pikën e tyre programore për shfuqizim të ‘balansuesit’??
