Një incident ka ndodhur sot në spitalin “8 Shtatori” në Shkup, përcjell TV21. Një pacient ka plagosur me thikë një të punësuar në këtë spital.
“Sot (07.01.2024) në ora 19:47, nga SPQ “8 Shtatori” është raportuar se D.T.(36) nga Shkupi, punonjës në spital, është plagosur pasi është prerë me thikë nga M.N.(77) nga Shkupi, pacient në spital. Sipas raportimit, më parë sulmuesi në korridor ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj një punonjësi të spitalit”, njoftojnë nga MPB.
