Shkolla e mesme “SARAJ” e vetmja shkollë shqipe që fitoi projektin në aplikimin “Sfida për hulumtuesit e rinj 5 – Projektet e gjelbërta” nga Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik. Sot nënshkruam kontratën njëvjeçare për implementimin e këtij projekti.
Projekti që aplikuam quhet “Eco Warming Life”.
Në këtë hulumtim u angazhuan një grup nxënësish dhe një mentor.
Qëllimi kryesor i këtij projekti është të bëhet një zgjidhje afatgjate e problemit të nxemjes qendrore në shkolla, si dhe mbrojtjen e ambientit jetësor.
Duke pasur parasysh që në shkollat e RMVs, nuk përdoret sistemin solar, nxënësit tanë e panë të arsyeshme që të sjellim diçka inovative për shkollën dhe për palët e interesuara.
Nxënësit ishin të interesuar se si mund ta zgjedhin problemin e nxemjes qëndrore dhe krizës energjetike, ata arritën të bëjnë një zgjidhje me panelet solare dhe kondicionerët, duke përdorur energjinë diellore nga paneli solar për funksionimin e kondicionerve apo me një fjalë vetë-prodhim dhe vetë-konsumim.
Shihemi në sukseset e radhës