Një shofer i kompanisë së dërgesave të ushqimit “Wolt” në Prishtinë ka përfunduar në mes të arave, pasi është orientuar nga aplikacioni Google Maps, i cili e ka drejtuar në një rrugë të gabuar.

Vetë shoferi ka publikuar një video në rrjetin social TikTok, ku shihet automjeti i tij në një zonë të izoluar, larg rrugëve të zakonshme, në atë që ai e përshkruan si “mes i askundit”, transmeton Zeri.info.

Nga pamjet e shpërndara, vërehet se automjeti ka hyrë në një terren të papërshtatshëm për qarkullim, duke e bërë të pamundur vazhdimin e rrugës.

Në pamjet e publikuara, ai është në mes të arave, derisa Prishtina shihet në horizont.

Për më shumë shihni pamjet më poshtë.

https://vt.tiktok.com/ZSunu4518/