GARDA QË NUK NDALET, FUQISHËM DREJTË QËLLIMEVE TË PËRCAKTUARA, NË THEMELIM…!

Shoqëria “Lëvizja”, nuk njeh kufi mes Shqiptarëve!

Ajo dëshmohet!
Përurohet, preket, shkruhet e lexohet njejtë si në Strugë, Kërçovë e deri Kumanovë…
Prishtin, Prizren, Gjilan, Gjakovë e Pejë…
Preshevë, Bujanoc ….
Tiranë, Vlorë, Durrës…

Ajo vazhdon dhe mbetet, pasqyr e gjeneratës së Betimit të madh, ndriçim rruge, duke u shndëruar në Qendër “rekrutim” për gjeneratën e re, e cila vullnetarisht, kyçet dhe ngarkohet me detyra dhe obligime drejtë qëllimit,
Idealit dhe Amanetit të atyre që dhan gjithçka, përfshir dhe jetën e vetë!

Kryetari i Shoqërisë “Lëvizja”, shoku Xhevat Bislimi, udhheqësia bashkë me anëtarët, të pathyeshëm e të pandryshueshëm…
Nuk njohin kufijtë administrativ…

Janë ngritjet e Pllakave në muret e Kullave shqiptare, që flasin se nuk ka kufi!
Aty u mblodhën, punuan, vepruan e luftuan të organizuarit, anëtarët e Lëvizjes Popullore të Kosovës si në Kosovë, Shqipëri, Luginë, Iliridë…
Pa kufi!
Nga Kullat e apostrofuara gjithandej qyteteve shqiptare dilnin Komunikata, Trakte e Ftesa të njejta, Lexoheshin gazeta, shkrime, literatur, pregaditje parrolla gjithëpërfshirëse “Kosova Republikë”, duke mbushur muret e objekteve, shkollave, institucioneve, urave e rrugëve gjithandej.

Edhe unë jam Tetovar, Preshevar, jam Kosovar e Shqipëtar!

E gjitha njejtë, Pa kufi!

Luan Veliu

Gostivar, 25.10.2024