Për ditën e nesërme është shtyer hetimi për zjarrin që kaploi dje arkivin e Gjykatës Themelore në Kumanovë.
Prokurorja Teuta Bediu Ramadani theksoi për MIA se shtyrja është bërë për shkak se vendi ku ka ndodhur zjarri ende nuk është i sigurt për të bërë hetimet e nevojshme. Sipas autoriteteve, në vendin e ngjarjes do të ketë roje kundër zjarreve.
“Mbikëqyrja është shtyrë për shkak të udhëzimeve të komandantit të NjTKZ Kumanovë i cili na shpjegoi se nuk është e sigurt dhe se do të ketë roje deri nesër. Mbetet që nesër të bëhet inspektimi nëse plotësohen të gjitha kushtet”, tha Bedriu Ramadani.