Për komuniteti artistik shqiptar sot është një ditë e trishtë – ka ndërruar jetë aktori i njohur dhe i dashur për publikun, Beqir Nuredini, një figurë e rëndësishme dhe emblemë e skenës teatrore shqiptare. Me dekada të tëra në shërbim të artit, ai la pas një trashëgimi të pasur artistike që do të jetojë gjatë në kujtesën kolektive.
Nga Teatri shqiptarë njoftojnë se varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, pas ceremonisë fetare, në ora 13:00, në varrezat e Gllumovës.
“Me dhimbje të thellë njoftojmë publikun dhe komunitetin artistik se u nda nga jeta aktori ynë emblematik, Beqir Nuredini. Një figurë e paharrueshme e skenës sonë, që me talentin dhe përkushtimin e tij i dha teatrit shqiptar momente të pavdekshme. Trashëgimia jote artistike do të jetojë përgjithmonë në kujtesën tonë.”
