Nga Ministria e Drejtësisë thonë se Komisioni për funksionimin e AKMIS sistemit ka konstatuar disa parregullsi gjatë kontrollit në katër gjykata themelore në vend, respektivisht në gjykatat e Berovës, Krushevës, Kratovës dhe Kumanovë, përcjell TV21. 

“Mosrespektim të plotë të dispozitave ligjore për largim dhe përfshirje, si dhe përjashtim të gjyqtarëve nga AKMIS. Numër të pamjaftueshëm të gjyqtarëve në gjykatat më të vogla me juridiksion themelor. Numër të pamjaftueshëm të profesionistëve nga lëmia e TI në gjykata. Arkivim i lëndëve në mënyrë të ndërprerë dhe mungesa e hapësirës adekuate arkivore, ato mbahen në bodrume. Mosshpallja e konkurseve për punësim dhe promovime pavarësisht pëlqimit të marrë nga kryetarë të mëparshëm. Incizimi i zërit kryesisht nuk funksionon” thuhet në një pjesë të vërejtjeve që ka publikuar Ministria e Drejtësisë.