SKANDAL: BILALL KASAMI PUNËSON GRUAN E UDHËHEQËSIT PËR ARSIM VALIDIN ADEMI
Në një ceremoni të organizuar sot nga Komuna e Tetovës, kryetari Bilall Kasami ka ndarë vendime punësimi për 27 mësimdhënës në shkollat fillore dhe të mesme të qytetit. Në pamje të parë, gjithçka dukej si një ngjarje rutinë institucionale, por prapaskena tregon një tjetër histori: ajo e nepotizmit të pastër dhe shpërblimit politik.
Burime të besueshme bëjnë të ditur se ndër të punësuarit e sotëm është edhe bashkëshortja e Validin Ademit – udhëheqës i Sektorit për Arsim në Komunën e Tetovës dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Bilall Kasamit. Kjo ngrit dilema serioze për konflikt interesi flagrant dhe ndërhyrje të drejtpërdrejtë në procesin e punësimeve publike.
Si është e mundur që personi përgjegjës për sistemin arsimor në qytet të punësojë bashkëshorten e vet në një shkollë komunale, pikërisht në sektorin që ai vetë e menaxhon? Kjo përbën jo vetëm një shkelje etike, por edhe një formë të pastër të abuzimit me pozitën publike.
Ndërkohë që njerëzit më të afërt të kabinetit të Kasamit dhe familjarët e tyre gëzojnë privilegje e rehati institucionale, aktivistët dhe përkrahësit e Lëvizjes BESA mbeten jashtë sistemit, të përdorur, të harruar dhe gjithnjë më të zhgënjyer nga drejtësia që iu është premtuar.
