Shkup, 4 Shtator 2025 – Opinioni publik po tronditet nga një pyetje e rëndë që ngre Bashkimi Demokratik për Integrim:

A ka ndodhur në shkurt 2025 në Kumanovë një takim i fshehtë mes Izet Mexhitit dhe ish-ministrit serb Aleksandar Vulin, për të koordinuar një investim serb në Bitolska Banka?

Sipas kumtesës, takimi dyshohet se është mbajtur në zyrat e Kryetarit të Kumanovës, Maksim Dimitrievski, në praninë e Zëvendëskryeministrit Stoilkoviç.

BDI thekson se, nëse këto informacione janë të vërteta, qytetarët kanë të drejtë të dinë:

Kush e inicioi këtë takim? Për çfarë u diskutua saktësisht? Çfarë pasoja politike dhe financiare mund të ketë një marrëveshje e tillë?

“Çdo mungesë transparence kur bëhet fjalë për interesa financiare ndërkombëtare ngre dyshime serioze për ndikim dhe varësi politike”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Partia kërkon publikisht që Izet Mexhiti, Kryetari i Kumanovës Dimitrievski dhe Zëvendëskryeministri Stoilkoviç të japin shpjegime të qarta dhe të menjëhershme para opinionit.