Në një zhvillim që po ngjall reagime të forta politike dhe shoqërore, Ministria e Financave ka urdhëruar institucionet shtetërore që të heqin kategorinë “nacionaliteti” nga të gjithë formularët zyrtarë, duke e zëvendësuar atë me një vijë të thjeshtë (/).

Ky veprim, i bërë publik nga faqja zyrtare e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), është cilësuar si një sulm i drejtpërdrejtë ndaj përfaqësimit të drejtë dhe tentativë për të shuar identitetin etnik nga dokumentet publike.

BDI ka ngritur alarmin se ky urdhër paraqet një kthim prapa në raport me të drejtat e garantuara të bashkësive etnike në vend dhe një tentativë për të zbehur praninë dhe përfaqësimin e tyre në institucionet shtetërore.

Ky vendim pritet të shkaktojë debate të forta në opinionin publik dhe reagime nga faktori politik shqiptar dhe ndërkombëtar.

A është ky fillimi i një fshirjeje sistematike të identitetit etnik në institucionet e shtetit?