Edhe pse në titullin e njoftimit zyrtar thuhet se “nuk ka më kontrata në vepër”, teksti i publikuar nga faqja e Komunës së Tetovës në Facebook tregon diçka tjetër. Sipas informacioneve, drejtori i NPK-së, Samet Bislimi, ka shpërndarë punëtorëve kontrata pune me kohë të caktuar, duke përfshirë sigurimin shëndetësor dhe pensional.

Në publikim theksohet se “çdo punëtor ka dinjitetin e merituar” dhe se “një problem i trashëguar është zgjidhur”. Megjithatë, mbetet paqartësi dhe kontradiktë mes titullit dhe përmbajtjes së njoftimit, çka ka ngritur dyshime mbi mënyrën se si po informohen qytetarët për këtë çështje.

Ky zhvillim pritet të sjellë reagime në opinion, pasi qytetarët kërkojnë transparencë dhe qartësi në vendimet që prekin punëtorët dhe institucionet publike.