-Sa për fillim, ne jemi të obliguar dhe mendojmë se duhet të zbutet problemi dhe mbyllja e 57% të ekzistuesve është një kontribut, tha deputeti i VLEN, Halil Snopçe, në lidhje me lojërat e fatit në vend, përcjell TV21. Snopçe tha se nuk kanë premtuar mbylljen totale të lojërave të fatit.

“Premtimi ynë është që do të lejojmë vetëm në hotele me 5 yje. ne nuk ndalemi me kaq, por normalisht, ky është hapi jonë i parë drejt dhënies së kontributit në normalizimin e kontributit në këtë situatë. Sa për fillim. Mandati ynë është 4-vjeçar, gjithsesi nuk do të ndalemi së angazhuari në atë drejtim. Është e vërtet që premtimi ynë ka qenë në atë drejtim, por jo në mbyllje totale, mbyllje e tanishmëve, lejimi i tyre vetëm në hotele me 5 yje. Njësoj siç është në Shqipëri psh”, theksoi Snopçe./tv21.tv