Përdorimi i dronëve është shtuar goxha shumë kohëve të fundit në botë.
Përpos që ka hyrë në funksion për xhirime dhe fotografime, kjo pajisje po ju kryen goxha punë edhe sektorit ushtarak.
Ndërkaq, në Kosovë fluturimi i dronëve kërkon licencim.
Kështu deklaroi në Kosova Today, fotografi Fitim Sopjani.
“Unë jam i regjistruar në Aviacionin Civil të Kosovës, për secilin dron që e përdori e kam licencën. Paraprakisht, 72 orë më herët duhet me i dërgu koordinatat, ku ki me fluturu, arsyen pse ki me fluturu? Dhe ndoshta duhet me prit dy apo tri ditë derisa të aprovohet leja”, tha Sopjani në Klan Kosova.
