Ministri i Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviq, në një emision në Kanal5 tha se do të propozojë që të shkarkohet drejtori Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve, Arsim Idrizi, pasi ky i fundit në një paraqitje para mediave nuk foli edhe në gjuhën maqedonase.
Por, Bilall Kasami nga VLEN tha se është “deklaratë e përshpejtuar” e Stilokoviqit dhe se propozimet për shkarkime i bëjnë po të njëjtat parti që propozojnë edhe emërimet.
“Emërtimet e funksionarëve bëhet me propozimet të partive të cilat i emërojnë, është marrëveshje e koalicionit. Mendoj se ndoshta është një deklaratë e përshpejtuar, sigurisht që gjithë procesi i bashkëqeverisjes është në bazë të marrëveshjes për bashkëqeverisje të partnerëve të koalicionit”, tha Bilall Kasami.
Megjithatë edhe kryeministri maqedonas Mickoski thotë se do të shkarkohet drejtori Arsim Idrizi, nëse i njëjti edhe njëherë në publik nuk drejtohet edhe në gjuhën maqedonase.
“Nuk e di ku ka paralajmëruar Stoilkoviq…Shikoni, nëse konkretisht mendoni për atë moment ku në suaza të Kuvendit, drejtori nuk u drejtua në gjuhën maqedonase, unë kam folur dhe nuk pres që kjo të përsëritet. Nëse përsëritet, do të shkarkohet”, deklaroi Hristijan Mickoski.
Ndryshe drejtori i Inspektoratit për përdorimin e gjuhëve, Amir Idrizi më 3 qershor zhvilloi takim me koordinatorët e grupeve parlamentare për të dëgjuar propozimet për zgjidhje, në lidhje me Inspektorët të cilët për gjashtë muaj kanë ngelur pa paga. Në paraqitjen e tij ai foli vetëm në gjuhën shqipe./tv21.tv
