Bekim Neziri

Bashkimi i forcave të degëve të Shkupit dhe e deputetëve të zonës 1 dhe 2, si dhe këshilltarët në Qytetin e Shkupit është një trup shume i rëndësishëm që do t’ju prijë proceseve në fitoret e radhës!

Në mbledhjen e mbajtur sot, ku prezent ishin kryetarët e degëve te Shkupit, deputetët e zonës 1 dhe 2 dhe këshilltarët e QSH, nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, u bisedua për hapat e mëtutjeshme të funksionimit të këtij trupi shumë të rëndësishëm për degët e Shkupit dhe BDI-së në përgjithësi!

Me këtë rast, dua të theksoj se jam i nderuar që mu dha besimi për të udhëhequr këtë organ shumë të rëndësishëm!

Na priftë e mbara! 🤝