Ministri i Jashtëm suedez, Tobias Billstrom është i bindur se vendi i tij ka bërë gjithçka për të marrë miratimin e Turqisë për anëtarësimin në NATO.

Billstrom tha sot se Suedia ka përmbushur detyrimet e saj në marrëveshjen e anëtarësimit në NATO me Turqinë dhe se është koha që parlamenti turk të fillojë procesin e ratifikimit për të lejuar Suedinë të anëtarësohet në aleancë.

Turqia dhe Hungaria janë përmbajtur prej kohësh nga miratimi i anëtarësimit të Suedisë në aleancë, duke përmendur përpjekjet e pamjaftueshme në luftën kundër terrorizmit, veçanërisht PKK./almakos.com