Një punonjës i Spitalit të Pejës është sulmuar nga një person mbrëmë rreth orës 22:35.

Siç njofton Policia e Kosovës, i dyshuari fillimisht kishte goditur ulëset në repartin e radiologjisë, e më pas e ka sulmuar edhe punonjësin e spitalit i cili ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa policia ka arritur ta identifikoj dhe sot e kanë arrestuar.

I dyshuar pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё shtetit i ёshtё caktuar masa e ndalimit prej 48 orёsh./almakos