Bashkimi Demokratik për Integrim, dega Saraj, është mbajtur sonte një takim organizativ me pjesëmarrjen e strukturave dhe aktivistëve lokalë.
Në këtë takim morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, Nënkryetari i BDI-së, Faton Ahmeti, anëtari i Kryesisë, Besnik Rameti, këshilltarja në Qytetin e Shkupit, Nezrane Rustemi, Kryetari i Degës së BDI-së në Saraj, Iljas Veseli, si dhe deputeti i zonës, Blerim Bexheti.
Fokusi i takimit ishte nisja e procesit për strukturimin e nëndegëve nëpër këshillat vendorë, ku u diskutuan edhe hapat konkretë dhe proceset organizative që do të zhvillohen në periudhën e ardhshme.
Nga ky takim u theksua nevoja për forcimin e strukturave në terren dhe rritjen e angazhimit politik, me qëllim realizimin e objektivave të përbashkëta të subjektit.
