Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka pritur sot në takim ministrin e Infrastrukturës të Republikës së Kosovës, Liburn Aliu. Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe u fokusua në projektet e përbashkëta që lidhin Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën.
“Diskutuam për rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në funksion të zhvillimit rajonal,” theksoi Ahmeti, duke shtuar se mbetet i përkushtuar për ndërtimin e urave të bashkëpunimit dhe forcimin e lidhjeve mes dy vendeve, në dobi të qytetarëve.
Ky takim vjen në kohën kur projektet infrastrukturore mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut po marrin një rëndësi të veçantë në agjendën rajonale.