Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari po qëndron në SHBA ku ka vendosur bashkëpunim mes Aleanca për Shqiptarët dhe partisë Republikane të cilës i përket edhe Presidenti Donald Trump, shkruan Top24

Kjo vizitë në Amerikë sjell një lajm të shkëlqyer: vendosja e bashkëpunimit midis partisë tonë Aleanca për Shqiptarët dhe partisë Republikane të cilës i përket edhe Presidenti Donald Trump.

Në këtë vizitë pune veç takimeve individuale, ne morëm pjesë në një aktivitet kryesor të republikanëve në SHBA dhe të djathtës në krejt Amerikën, në zemër të Kongresit në Canon Building, Washington. Atje ne dëgjuam dhe takuam një figurë kyç të Presidentit Trump- Mercedes Schlapp, ish drejtore e komunikimit Strategjik në Shtëpinë e Bardhë dhe aktualisht numër 1 të CPAC, (Konferenca e Aksionit Politik Konservativ), organizata më e madhe e republikanëve në krejt SHBA; Christi Noem, Sekretare e Sigurisë së Atdheut; Mike Johnson, Spiker i Kongresit dhe Kryetar i Republikanëve; Pam Bondi, Prokurore e përgjithëshme (dhe Ministre e drejtësisë njëkohësisht); Tom Homan, Shef i Kufijve të SHBA; Chris Smith, kongresmen, dhe drejtues nga vende të tjera të botës.