Kreu i ASH-së, Arben Taravari tha se ende nuk ka vendim definitiv se si do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ai theksoi se për momentin ASH po përgatitet të shkojë vetëm në zgjedhje.

“Rreth koalicioneve, atë do ta bisedojmë në kuadër të partisë, nuk ka një qëndrim definitiv. Për momentin ASH përgatitet të shkojë vet në zgjedhje”, tha Taravari.

Ai konfirmoi se do të marrë pjesë në takimin e liderëve ku do të propozoj termin për zgjedhje.

“Për ASH termine të pranueshme për mbajtjen e zgjedhjeve janë fundi i prillit ose fillimi i majit të mbahen zgjedhjet parlamentare dhe raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale. Në këtë takim pres që do ta sinkronizojmë”, tha Arben Taravari pas ngjarjes lidhur me ditën e personave me nevoja të veçanta dhe theksoi se pas kësaj do të niset për në Shkup në takim.

Rreth pyetjes për heqjen e Qeverisë teknike, sipas tij, tani nuk është momenti për këtë, sepse, siç tha për diçka të tillë edhe si temë është dashur të bisedohet para një viti, ndërsa jo tani para zgjedhjeve.(INA)