Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari pas takimit të tij me përfaqësuesit e LEN-it në Kosovë me kryeministrin Albin Kurti publikisht u deklarua se atij i është ofruar kandidimi për president por që ai nuk e ka pranuar, shkruan Top24

Por fatkeqësisht, Taravari përçau Aleancën pë Shqiptarët duke nxitur mbështetësit e tij se do ti prij ndryshimit por pas disa takimeve që realizoi ai u bë pishman dhe sot vendosi që të jetë kandidat për president duke i lejuar Bilall Kasamit të jetë bartës liste në zonën gjashtë. Ky veprim i Taravarit ka ngjallur dëshprim te disa aktivist të cilët ndjehen të prerë në besë nga Taravari pasi tani ata do të duhet ti shërbejnë Lëvizjes Besa të Bilall Kasamit dhe Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhiti duke mbetur kështu nën hijen e LEN-it.