Kërkesa është dorëzuar në Ministri të shëndetësisë më 01.07.2025 pra në kohën kur Azir Aliu ishte Ministër, dhe ndaj së cilës ka marrë përgjigje NEGATIVE nga Ministria e Financave. Pse nuk ndikuat që të keni përgjigje pozitive? Kështu Arben Taravari i është përgjigjur akuzave të ministrit të Shlndetësisë, Azir Azliu se pikërisht Taravari e la pezull statusin e 150 infermiereve të Spitalit Klinik në Tetovë.
Përgjigja e plotë e Arben Taravarit:
Nuk do doja që të komentoj më shumë pos se një dokument, që ministrit i ka mbërritur më 15.07.2025 në të cilën ka përgjigje NEGATIVE për punësimin e 155 punonjës për Spitalin e Tetovës.
Siq që e shihni, kërkesa është dorëzuar në Ministri të shëndetësisë më 01.07.2025 pra në kohën kur Azir Aliu ishte Ministër, dhe ndaj së cilës ka marrë përgjigje NEGATIVE nga Ministria e Financave. Pse nuk ndikuat që të keni përgjigje pozitive?
Të gjitha këto punësime, nisur nga 300+300 specializantë ua lash të gatshme. Grupin e parë, gati se e mbarova. Po ku jeni me grupin e dytë prej 300 specializantë?
Të gjitha punësimet ishin para fillimit, gjë që flet çdo dokument. Çdo kërkesë nga Institucionet shendetësore që ka mbërritur në Ministri derisa isha ministër, brenda ditësh është përcjellur për në Fond të shëndetësisë, gjegjësisht Ministri të financave.
Por meqë përmendem, disa pyetje ministrit të 5 shtyllave të reja të shëndetësisë, dhe të stratëgjisë së chatgpt-së: 1. Thatë se 300 puntorë shëndetësorë do të parkohen në Qendrën Limak nga 1 korriku. Deri ku jeni me këtë procedurë? Pse jeni aq vonë?
2. Deri ku jeni me kontrollet falas të çdo 40-të vjeçari?
3. Dërguat një informatë në Qeveri që t’ia vazhdoni Qytetit të Shkupit që ta mbikqyrë parkingun e Qendrës klinike. A kishit ndonjë marrëveshje? Pse e tërhoqët të njëjtën? Çfarë fshihet pas kësaj?
4. Po bëni reforma në sistemin e Terminit tim, ndërsa nuk keni akoma marrëveshje për mirëmbajtje. Si do e bëni pa kontratë?
5. Për ndërtimin e murit afër Klinikës së Pedijatrisë, sigurova buxhet, ke vendim qeverie, ta rikujtoj se duhet ta ndërtoni sa më parë, se paraqet rrezik! Këtë status po e shkruaj më vonë, pas orarit të punës, se nuk përgjigjeni në orar të punës! Kërkoj ndjesë