Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari përmes një postimi në profilin e tij në FB ka përshkruar një vit qeverisjen e treshes VMRO-VLEN-ZNAM si një zhgënjim duke konstatuar se VLEN nga një projekt i mrekullueshëm u kthye dhpejt një përpjekje e dështuar. Taravari më tej shton se ndryshimi nuk do të thotë të ndryshohen emrat e partive por mentaliteti i tyre, shkruan Top24
Sot, në 1 vjetorin e qeverisjes nga trojka VMRO-ZNAM-VLEN nuk më mbetet tjetër që me zhgënjim të konstatoj që VLEN nga një projekt i mrekullueshëm u shëndrua shpejt në një përpjekje të dështuar…
Duke qenë pjesë e kësaj qeverie për 11 muaj marr përgjesitë e mia dhe ju kërkoj ndjesë që ndryshimin nuk e çuam dot përpara!
Ndryshim nuk do të thotë të ndryshojnë emrat e partive por mentaliteti i tyre!
Gjithsesi ne jemi të gjithë në kohë nëse jemi në vendin e duhur ndaj ftoj çdo parti të bashkohet me forcën e popullit dhe me të drejtat e tij!
Ngadhnjejmë në tetor i cili është afër, shumë shumë afër!

