Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në një deklaratë për Top Channel thotë se shqiptarët vazhdojnë të jenë të diskriminuar në Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21. Taravari ka përmendur disa nga funksionet në shtet ku shqiptarët nuk mund të kenë qasje. 

“Për maqedonasit për shembull, për pozicione të caktuara është nonsense që shqiptarët të udhëheqin. Për shembull në njësinë speciale të policisë është e pamundur një shqiptarë të jetë anëtarë atyre njësive. Ministër i Punëve të Brendshme në Maqedonisë është nonsense të jetë shqiptar, kryeministër është nonsense të jetë shqiptar, kryetar shteti, as që diskutohet”, tha mes tjerash Taravari.