Rruga Tetovë-Prizren dhe vizita e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ditë më parë në Maqed0ninë e Veriut trazoi politikën e brendshme të vendit dhe rajonit. Opozita shqiptare e përbërë nga treshja Bilall Kasami, Afrim Gashi dhe Izet Mexhiti tentuan të përvetësojnë vizitën e Albin Kurtit për të përfituar politikisht duke treguar para opinionit se ata janë bartës të proceseve të mëdha siç është rruga Tetovë -Prizren. Kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami duke tentuar të merr mbi vete ndërtimin e rrugës Tetovë – Prizren, kryeministrin Kurti e çoi në fshatin Vicë të Tetovës edhe pse rruga Tetovë – Prizren nuk kalon nga Vica.

Duke zbritur nga Vica në Tetovë, kryeministri Kurti para tetovarëve u shpreh se rruga Tetovë – Prizren është marrëveshje mes dy qeverive duke falenderuar edhe funksionarët e BDI-së, zv./ministrin e Transportit, Bekim Rexhepin dhe drejtorin e Rrugëve të Shtetit, Ejup Rustemin.

Pas këtyre  lajmeve dhe paraqitjeve publike  se kush është meritori i rrugës Tetovë Prizren, kryeministri Kurti, sot çoi në takim Ministrin e Infrastruktës tek lideri i BDI-së në Tetovë për të treguar se kush e mba vulën e këtij projekti madhor që mund të bëhet në të ardhmen.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu sot realizoii  takim me kreun e BDI-së Ali Ahmeti.  Aliu tha se në takim është folur për rrugën Tetovë-Prizren, ndërsa theksoi se autoritetet janë në fazën e marrëveshjes financiare për tunelin që do të duhet të ndërtohet.

Kjo rrugë tashmë e ka studimin e fizibilitetit që është realizuar nga Maqedonia e Veriut. Jemi në fazën e marrëveshjes financiare për ta realizuar projektin, dizajnin edhe për tunelin e përbashkët dhe pastaj të kalojmë në fazën e realizimit të plot të këtij projekti”, tha ministri Aliu, përcjell TS.

Nga ana tjetër lideri i BDI-së, Ali Ahmeti  tha se rruga Tetovë-Prizren projekt me levërdi të madhe që duhet përfunduar sa më shpejtë.

Dua të përshëndes praninë e Librun Aliu ministrit të Kosovës me inciativë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me qëllimin më të mirë për vazhdimin e komunikimit ashtu siç ka qenë në të kaluarën, ky komunikim të vazhdojë sepse çdo bashkëpunim me vendet e rajonit si me Kosovën, Shqipërinë, Bullgarinë, Greqinë dhe Serbinë që ne jemi investitues të fortë në drejtim të paqes stabilitetit sigurisë dhe paqes së rajonit që më shumë se 20 vite ka qenë i trazuar nga konfliktet, luftërat. Një vëmendje e veçant iu bë edhe Rrugës Prizren Tetovë me lëvërdi të jashtëzakonshme ekonomike për dy nga vendet tona sepse rrugët lehtësojnë qarkullimin, qarkullimi zhvillon ekonomi të përparuar dhe besoj që ekipet Qeveritare të meren aktivisht me këtë çështje që projektimi të përfundoj sa më shpejtë të jetë e mundshme”, tha Ali Ahmeti në press konferencën për media me Liburn Aliu – Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

E deri sa Bilall Kasami sjell kryeministrin Albin Kurtin në Vicë për të ngrënë fli e më pas në koncerte, Ali Ahmeti sjell ministrin për të çuar para projektin madhor që do të lidh dy qytete shqiptare, Tetovën me Prizrenin. /TS/