Donald Trump është nxjerrë me nxitim nga skena pasi u dëgjuan të shtëna armësh teksa ai iu drejtua turmës në një tubim në Pensilvani.

Agjentët e Shërbimit Sekret iu afruan ish-presidentit dhe e hoqën shpejt nga skena në Butler.

Trump mund të shihej duke u ulur për t’u mbuluar pas foltores raportojnë mediat ndërkombëtare.

Më pas, ish-presidenti u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një automjet të blinduar.