Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Në zonat malore veriperëndimore do të ketë kushte për paraqitjen e shiut afatshkurtër.
Përgjatë Vardarit do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 27 deri 34 gradë Celsius. Indeksi UV do të ketë vlerën 7.
Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë 32 gradë.
