Vendi ynë është kapluar nga vala e të nxehtit. Temperatura në disa pjesë të vendit arrin mbi 40 gradë. Faza portokalli është në disa qytete të vendit, autoritetet pritet të aktivizojnë rekomandimet për mbrojtjen e qytetarëve. Sinoptikanët thonë që edhe gjatë ditëve në vijim na pret mot i nxehtë me temperatura të larta.
“Vendi ynë ende do të jetë nën ndikim nga vala e të nxehtit nga jugu me temperatura mbi 30 gradë, në disa pjesë të vendit temperaturat ditore do të arrijnë deri në 41 gradë. Gjatë ditës së nesërme në pjesën jugore dhe lindore dhe pjesën jugperëndimore të vendit do të jetë aktive faza e portokalltë. Nga dita e premte deri javën e ardhshme do të mbretërojë mot i nxehtë dhe gjithë vendi do të hyjë në fazën e portokalltë.”, – deklaroi sinoptikania, Julijana Mishkovska.
Personat me sëmundje kronike ose ato me probleme shëndetësore nuk duhet të ekspozohen në temperatura të larta. Oftalmologët thonë se indeksi ultravjollcë është i dëmshëm për sytë e qytetarëve, ndaj rekomandon për kujdes më të madh në këtë periudhë.
“Qytetarët duhet të mbajnë patjetër syza për diell, që t’i mbrojnë sytë, sepse rrezet ultravjollcë janë shumë të dëmshme për sytë. Me kalimin e kohës nëse nuk mbahen syzat për diell krijohet katarakta dhe problemet e tjera të syve.”, – theksoi oftalmologia, Zhanina Grajiq.
Qytetarët në këto temperature të larta dalin për t’i kryer obligimet e tyre.
“Dal nëpër hije. Duhet të marr patjetër terapinë nga mjeku.”, – tha një qytetar.
“Të rënda janë këto temperatura. Pas orës 12:00 nuk dal jashtë, rri në shtëpi.”, – tha një qytetar tjetër.
Mjekët rekomandojnë qytetarët që të kujdesen për shëndetin e tyre, të pinë ujë të freskët dhe jo pije të gazuara, të hanë ushqim të lehtë dhe të veshin rroba me ngjyra të hapura.