Me rritjen e temperaturave është rritur edhe fluksi i të sëmurëve. Mjekja Ferihane Bajrami thotë se kohëve të fundit kanë trajtuar pacientë me temperaturë të lartë, që tek disa pacientë ka zgjatur deri më 5 ditë, si dhe pacientë me barkqitje dhe të vjella.

“Zakonisht lajmërohen në repartin tonë me temperaturë të lartë deri në 40 gradë Celsius dhe simptome të ndryshme. Disa i kemi edhe me anginë lagunare te të cilët zgjat temperatura deri në 5 ditë, ndërsa te disa kemi edhe të sëmurë me pastro intensinale, siç janë barkqitjet,vjelljet etj..”, – deklaroi mjekja, Ferihane Bajrami.

Bajrami thekson se ndihmë mjekësore kërkojnë mosha të ndryshme dhe prej analizave të bëra nuk është shqetësuese gjendja e pacientëve.

“Prej analizave që i kemi bërë te pacientët tanë, zakonisht janë me vlera normale të markerëve inflamatorë, kështu që trajtimi i tyre është zakonisht rehidrim paraentralo dhe oral, varësisht prej gjendjes klinike, probiotik, antipiretik dhe elektrolite. Mosha zakonisht është e larmishme, kemi pacientë edhe në moshë të re, prej 3 muajsh deri në 10 vite.”, – theksoi mjekja, Ferihane Bajrami.

Mjekja Bajrami rekomandon që të shmangemi nga të sëmurët, marrja e lëngjeve në sasi më të madhe, vitaminave, qëndrimi në ambiente të pastra dhe më të freskëta, si dhe evitimi në ambientet e jashtme nga ora 11 deri në 16./ts.mk