Një fotografi e publikuar sonte duket se ka vulosur atë që prej kohësh përflitej në prapaskenë. LD-ja e udhëhequr nga Izet Mexhiti po përballet me një goditje të rëndë nga brenda.
Në tavolinë me Blerim Bexheti shihen sekretari i LD-së Muhamet Ameti, Irfan Buçi, Sami Bajrami dhe Bashkim Saiti. Fotografia nuk lë shumë hapësirë për interpretime. Kur figura drejtuese ulen publikisht me një nga eksponentët kryesorë të Bashkimi Demokratik për Integrim, mesazhi politik është i qartë.
Edhe pse nuk ka një deklaratë formale për kalim zyrtar, gjithçka tregon se lëvizja është bërë. Heshtja nga ana e LD-së vetëm sa e përforcon bindjen se strukturat po zbrazen dhe se besimi brenda partisë është lëkundur seriozisht.
Nëse ky është fillimi i një vale largimesh, atëherë LD-ja hyn në një fazë të re, më të brishtë se kurrë. Ndërkohë, BDI duket se po konsolidon radhët me figura që deri dje mbanin poste kyçe në kampin rival.
